Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për një prind që sulmoi një të mitur me grushte e shqelma

Kërkohet paraburgim për një prind që sulmoi një të mitur me grushte e shqelma
Foto: Koha / Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.A., i cili dyshohet se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një personi të mitur.

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 03 Qershor 2020, në Gjilan, i dyshuari A.A., me dashje e ka lënduar rëndë të dëmtuarin e mitur të moshës 13 vjeç, ashtu që pasi i mituri kishte dalë të luante me fëmijë dhe pas një fjalosje rrahet me fëmijët e të dyshuarit, i njëjti i revoltuar shkon e tërheq zvarrë dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht tek syri, pastaj e godet me shuplaka në gojë dhe i thyen një dhëmb”, thuhet në raport.