Dy persona janë arrestuar në Gjilan të dyshuar se kanë kryer veprën penale “fajde”.
Sipas njoftimit për media, pas pranimit të informatës, Policia ka filluar veprimet hetimore dhe sigurimin e dëshmive relevante. Të njëjtëve njoftohet se me urdhër të Gjykatës iu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përvje
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F.D (viti i lindjes 1979) dhe J.D (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 euro me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 euro të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia thotë se sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F.D është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J.D është liruar në procedurë të rregullt.