Kronikë e zezë

Goditet grupi i kokainës, 2 të arrestuar në Shqipëri e 9 në Itali

Goditet grupi i kokainës, 2 të arrestuar në Shqipëri e 9 në Itali

Arrestimet e 2 shqiptarëve u kryen në bashkëpunim dhe koordinim me policinë italiane që ekzekutoi edhe 9 urdhër arreste të tjera (6 shqiptarë) për të njëjtin operacion të koduar "ZAD".Gjatë operacionit në Shqipëri u arrestuan F. P. 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D. 49 vjeç lindur në Cërrik.

Tiranë, 4 qershor -Dy persona janë arrestuar në Shkodër dhe në Cërrik në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për trafik kokaine. Arrestimet e dy shqiptarëve u kryen në bashkëpunim dhe koordinim me policinë italiane që ekzekutoi edhe nëntë urdhër arreste të tjera për të njëjtin operacion të koduar "ZAD".