Kronikë

Lajmëroi rrejshëm se po e maltretonte burri, arrestohet një grua në Mitrovicë

Një grua në Mitrovicë të Veriut është arrestuar pasi dyshohet se ka gënjyer se bashkëshorti i saj po e kërcënonte dhe maltretonte.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se e njëjta dyshohet se ka probleme psikike.

E dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.