Kronikë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për Valdet Kasapin nga Peja i cili kërkohet për katër raste të vepres penale "vjedhje e rëndë".

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.