Kronikë

Një i vdekur nga një aksident në Podujevë

Një person në Podujevë ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik i cili ka ndodhur një muaj më parë.

Sipas njoftimi nga Policia, informatën për vdekjen e viktimës e ka dhënë QKUK pas trajtimit të tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një person në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.