Kronikë

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, fyeu policët

Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar një grua për fyerje dhe pengim ndaj zyrtarëve policorë

“Është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta ka fyer dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.