Kosovë

Nënkryetari i PDK-së në Ferizaj dorëhiqet nga pozita e këshilltarit komunal

 

Ferizaj, 14 mars – Lulzim Aliu, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e PDK-së, njëherësh nënkryetar i degës së PDK-së, ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga kjo pozitë të hënën, me arsyetimin se nuk mund të vazhdojë më tej të jetë pjesë e një kuvendi që e ka tjetërsuar rolin e vet.

Aliu ka thënë se do të vazhdojë ta mbajë pozitën e nënkryetarit të kësaj partie në Ferizaj dhe atë të këshilltarit politik të zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, shkruan sot “Koha Ditore”.