Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestojnë nxënësit e shkollës “Mihal Grameno”, kundërshtojnë ndryshimin e orarit

Nxënësit e klasave të pesta të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, të cilët prej gati dy javësh nuk janë duke e ndjekur mësimin, të martën kanë mbajtur një protestë.

“Nuk na frikësoni me kërcënime”, “Arsimimi një e drejtë për çdo fëmijë”, “Individ mos bëni presion” e “Fëmijët janë e ardhmja e vendit”, janë disa nga parullat që nxënësit kanë mbajtur në duar.

Ata janë duke e kundërshtuar orarin e ri të vendosur nga drejtori i shkollës dhe Këshilli Drejtues.

Prindërit e këtyre nxënësve të revoltuar me vendimin që u mor pa koordinim me ta, pas disa paralajmërimeve i kanë ndaluar fëmijët nga shkolla.

Javën që shkoj drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës, Fatlum Berisha, ka thënë se deri te ndryshimi i orarit për këto kalë në gjysmëvjetorin e dytë, ka ardhur për shkak të rënies së suksesit së klasave të katërta gjatë gjysmëvjetorit të parë. Ai pati premtuar zgjidhje të këtij problemi për këtë javë.

Edhe Ndryshimi i orarit – prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën “Mihal Grameno” Arbëri Ndryshimi i orarit – prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën “Mihal Grameno”

Javën që shkoj kanë protestuar prindërit e këtyre nxnësve duke thënë se nuk gjetën mirëkuptim e gjuhë të përbashkët nga drejtuesit e shkollës, çka i shtyu në bojkot të mësimit.