Arbëri

Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Komuna e Zveçanit është pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi.

Sipas njoftimit Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit, kanë nënshkruar marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi, në kuadër të zbatimit të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Kominës, Ilir Peci, dhe sekretari i Ministrisë, Naim Bardiqi.

“Ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782, 000.00 euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.