Kosovë

Tenderi i anuluar për hartën zonale të Prizrenit kthehet në rivlerësim

 

Tenderi i anuluar në muajin janar të këtij viti nga Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit për hartën zonale të kësaj komune është kthyer sërish në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.
 

“Gjykata e tenderëve” ka marrë një vendim të tillë, pasi ka aprovuar ankesën e një operatori ekonomik lidhur me shkeljet e pretenduara, shkruan sot “Koha Ditore”.