Kosovë

Policia në Lipjan vret qenin që rrezikonte banorët

 

Së paku 3 patrulla të Policisë së Kosovës pasditen e së premtes janë vënë në aksion pasi që një qen kishte rrezikuar banorët e lagjes “Ramiz Shala” në Lipjan. Aty janë dëgjuar rrebesh plumbash nga Policia e Kosovës, që ka goditur qenin.

Banorët kishin ftuar Policinë për t'u dalë në mbrojtje ndërkohë qeni kishte sulmuar edhe policët në detyrë.