Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon konkursi për drejtorë e zëvendësdrejtorë në tri shkolla të Podujevës

Shtatë drejtorë janë zgjedhur në institucionet shkollore të Podujevës, ndërsa në tri shkolla ka dështuar konkursi për drejtor e zëvendësdrejtorë.

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se në shkollat ku ka dështuar zgjedhja e drejtuesve të këtyre institucioneve do të përsëritet konkursi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Drejtoria e Arsimit më 20.02.2023 ka hapur konkurse për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shtatë shkolla fillore dhe një shkollë të mesme. Pas përfundimit të të gjitha procedurave janë zgjedhur drejtorët në shkollat SHFMU ‘Emin Duraku’ në Bajçinë, SHFMU ‘Shaban Shala’ në Podujevë, SHFMU ‘Musli Dumoshi’ në Dumosh, SHFMU ‘Naim Frashëri’ në Podujevë, SHFMU ‘Ali Hadri’ në Obrançë, SHFMU ‘Hyzriu e Samiu’ në Letancë dhe IAAP ‘Isa Boletini’, ndërsa është zgjedhur edhe zëvendësdrejtori në SHFMU ‘Naim Frashëri’ në Podujevë”, ka thënë Fatri Zhitia, zëdhënës në Komunën e Podujevës.

Sipas tij, me këtë konkurs nuk është arritur të zgjidhet drejtori në ShFMU “Jetullah Gashi” dhe e zëvendësdrejtorët në SHFMU në “Shaban Shala” dhe IAAP “Isa Boletini”.

“Pas shqyrtimit të aplikacioneve nga komisioni përkatës ka vendosur të përsëritet konkursi në këtë tri institucione pasi që nuk janë përmbushur kërkesat e përgjithshme që dalin nga protokolli i intervistës (nga neni 8 paragrafi 2.6.1 pika 4 paragrafi 4.1 – Formulari C)”, ka theksuar ai.