Stacioni i Autobusëve në Prizren ka kaluar në menaxhim të Komunës së këtij qyteti.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrim dhe autorizim të Komunës së Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Prizrenit ka nën menaxhim tash NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi.
“Ky akt është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Prizrenit dhe për kompanitë e transportit të udhëtarëve si dhe do të përshtatet me nevojat dhe kërkesat tyre”, tha Totaj, njofton Komuna e Prizrenit.