Obiliqi i gatshëm për lirimin e qytetarëve nga tatimi deri 100 euro, ka dy kërkesa për MF-në
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit janë votuar me dhjetë vota pro dy rekomandime për Ministrinë e Financës, Punës dhe Transfereve.
Siç ka njoftuar në Facebook kryetari i Obiliqit, Xhefar Gashi, në rekomandimin e parë është thënë se Komuna e Obiliqit është e gatshme për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në 100 euro, ndërsa ka rekomanduar MF-në që ta plotësojë me infrastrukturën ligjore për ta bërë këtë.
Ndërkohë në rekomandimin e dytë, është kërkuar nga Ministria e Financave ta pezullojë vendimin për rivlerësimin e pronave dhe qytetarët e Komunës së Obiliqit, të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kishin në vitin 2022.