Kosovë

Rritja e tatimit në pronë përplas pushtetin me opozitën në Podujevë

Rritja e tatimit ne prone - Kuvendi Komunal ne Podujeve
 

Këshilltarë të LVV-së dhe ata të LDK-së në Podujevë patën përplasje në Kuvendin Komunal rreth propozimit për faljen e tatimit në pronë për qytetarët e kësaj komune. Propozimi i partisë në pushtet ishte që atyre t’u faleshin 100 eurot e para të tatimit të sivjetmë, e ai i LDK-së që borxhi për këtë periudhë të falej në tërësi. E pas një debati të gjatë, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet e mori miratimin e shumicës së kuvendarëve në Podujevë

Rritja e tatimit në pronë ka përplasur kuvendarët e pushtetit me ata të Lidhjes Demokratike në opozitë në Podujevë.

Dy propozime rreth tatimit në pronë i janë paraqitur Kuvendit Komunal në seancën e së martës. Ai i Vetëvendosjes që ishte në linjë me qëndrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për faljen e 100 eurove të para të tatimit për vitin 2023 dhe i LDK-së që i propozoi nivelit qendror faljen e tërësishme të tatimit të sivjetmë për qytetarët.