Kosovë

Podujeva dhuron 170 tituj për Bibliotekën e Manastirit

 

Komuna e Podujevës i është bashkuar kampanjës për dhurimin e librave për Bibliotekën e qytetit të Manastirit në Maqedoninë e Veriut. 170 titujt që do t’i dhurohen kësaj bilioteke janë nga fondi i Bibliotekës së Qytetit të Podujevës. Sipas Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim, nga sot do të fillojë grumbullimi i librave nga qytetarët që duan të dhurojnë libra për Bibliotekën e Manastirit.

“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i bashkohet kampanjes për dhurimin e titujve të librave për Bibliotekën e Manastirit, me 170 tituj nga fondi i Bibliotekës së Qytetit të Podujevës.