Arbëri

Ballazhi: Kam prioritet zhvillimin e arsimit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehemt Ballazhi, në një intervistë për emisionin “Sot” në KTV, ka folur për prioritetet e tij.

Ka theksuar se është duke punuar në zhvillimin e arsimit dhe se ky sektor është prioriteti i tij i parë.

“Objektivi im si pikë e parë është arsimi, pastaj shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik. Arsimi e ka efektin e mëvonshëm sepse sistemi edukativo-arsimor është gjithmonë me efekt të mëvonshëm. Por ajo që është e renditeshe është që ka një qëndrueshmëri, ka një perspektivë të sigurt”, ka theksuar Ballazhi..

Ai ka thënë se si Komunë kanë investuar në sektorin e arsimit.

“Ajo që ne po bëjmë me arsimin është se unë i di edhe kërkesat i di sfidat, i di nevojat në arsim sepse kam qenë vetë pjesë e arsimit, ne kemi investuar në arsim, në shkolla, sidomos në e-shkollori, që ndoshta nga të gjitha komunat e Kosovës Hani i Elezit e ka e-shkollorin të implementuar në të gjitha shkollat”, është shprehur Ballazhi.

ka folur edhe për vitin 2022 duke thënë se ai ka qenë një vit shumë sfidues për të si kryetar i Komunës. “Kemi filluar punën me një ekip të ri, të rinj dhe të reja, e dini atë 50% e gjinisë, pastaj mosha e tyre e re, përvoja profesionale në institucione, shumica e tyre për herë të parë kanë punuar në institucione dhe kjo ka qenë një sfidë, pro megjithatë ia kemi dalë”, ka theksuar Ballazhi.