Kosovë

Totaj jep detaje për teleferikun e Kalasë së Prizrenit

Teleferiku për në Kala, ilustrim nga raporti i punës i vitit 2019 nga Komuna e Prizrenit
 

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë publike detaje të marrëveshjes për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Totaj ka thënë të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se ndonëse nuk dihet ende çmimi i tërësishëm i projektit, ai mund të kushtojë rreth 5 milionë euro.