Kosovë

Kuvendi Komunal në Lipjan kërkon raporte nga institucionet përkatëse për rastet e dhunës në familje

Kuvendi Komunal Lipjan
 

Kuvendarët në Lipjan, ditë më parë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastet e dhunës në familje në gjithë territorin e kësaj komune.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve komunalë, departamenti i Kuvendit Komunal në Lipjan, nëpërmjet kërkesave zyrtare ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës, që në mbledhjen e radhës të raportojnë për rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e tyre nga institucionet përkatëse.