Kosovë

“Grasep”, fabrika produkteve ushqimore të grave nga Vitia që po eksporton edhe në Evropë

 

Fabrika “Grasep” me bazë në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, e cila prodhon produkte ushqimore si reçelra, turshi dhe ajvar, punëson 13 gra dhe pjesëtarë të tjerë si kontabilist e teknolog.

Valbona Ajeti nga kjo fabrikë, i ka bërë të ditura të martën në emisionin “Sot” në KTV, detajet e nisjes së punës së fabrikës në vitin 2015, duke thënë se fillimisht gratë kanë filluar të prodhojnë në kushte shtëpie.