Kosovë

Komuna e Podujevës ofron shërbime të gjendjes civile për qytetarët e komunave të tjera

 

Komuna e Podujevës ka publikuar të premten një listë me shërbimet të cilat mund t’i ofrojë për qytetarët e komunave të tjera, në kohën kur shërbyesit civilë ndodhen në grevë.

Sipas njoftimit të komunës së Podujevës, shumë qytetarë të komunave të tjera e kanë gjetur këtë komunë si adresë për shërbime të tilla.