Komuna e Mitrovicës ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në Facebook, të hënën, duke e bërë publike edhe shkresën zyrtare.
Edhe Komuna e Prishtinës e ka ndaluar qarkullimin e trotineteve elektrikë në sheshe dhe vende publike javë më parë.
Urdhëresë Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve...
Posted by Komuna e Mitrovicës on Monday, September 19, 2022