Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se keqbërësit nuk po ndalen në komunën që udhëheq ai.
Lladrovci ka shpërndarë të shtunën një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet një punëtor teksa largon materiale të ndryshme nga kanalizimi i një fshati.
“Keqbërësit nuk ndalen! Në kanalizimin e fshatrave të komunës tonë, më herët janë gjetur edhe biçikleta, pajisje e materiale të ndryshme të ndaluara. Ky incizim, dëshmon papërgjegjësinë qytetare, në një nga lokalitetet e komunës tonë. Keqbërës, ndalni veprimet tuaja. Ligji do të veprojë!”, ka shkruar Lladrovci.
Keqbërësit nuk ndalen! Në kanalizimin e fshatrave të komunës tonë, më herët janë gjetur edhe biçikleta, pajisje e materiale të ndryshme të ndaluara. Ky incizim, dëshmon papërgjegjësinë qytetare, në një nga lokalitetet e komunës tonë. Keqbërës, ndalni veprimet tuaja. Ligji do të veprojë!
Posted by Ramiz Lladrovci on Saturday, September 10, 2022