Kosovë

Gjetjet e Auditorit përplasin pushtetin e opozitën në Ferizaj

 

Gjetjet e ZKA-së janë bërë sebep për kritika e akuza ndërmjet pushtetit lokal dhe opozitës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Ferizaj, të mërkurën. Sipas ZKA-së, Komuna e Ferizajt ka keqmenaxhuar paranë publike në disa fusha. Në nëntë raste komuna jashtëligjshëm kishte ekzekutuar pagesa nëpër kategori joadekuate, në vlerë prej 694 mijë e 46 eurosh

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e pasqyrave financiare për Komunën e Ferizajt, për vitin 2021, në të cilin ka listuar një varg shkeljesh.

Gjetjet e ZKA-së janë bërë sebep për kritika e akuza ndërmjet pushtetit lokal dhe opozitës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Ferizaj, të mërkurën.