Kosovë

38 mijë banorë të Lipjanit do të mbesin pa ujë të enjten

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar të martën se më 11 gusht, e enjte, 38 mijë banorë të qytetit dhe fshatrave të Lipjanit do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 11:00 deri më 15:00.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, furnizimi me ujë të pijshëm në atë periudhë do të jetë i pamundur për shkak se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS-it.