Kosovë

Banori në Magurë bllokon rrugën private, Komuna bëri investime pa marrëveshje

 

Gjatë muajve të fundit në Magurë të Lipjanit janë tensionuar raportet në mes të banorëve, derisa Komuna ka rregulluar një pjesë të shtratit të lumit dhe një shëtitore. Por këto investime ishin bërë në pronë private pa e pyetur pronarin e parcelës. Banorët po e akuzojnë Komunën se investoi në mënyrë të jashtëligjshme.

Isuf Avdullahu nga Magurja e Lipjanit tash e disa muaj e ka bllokuar qarkullimin e qytetarëve përgjatë shtratit të Lumit me arsyetim se është prona e tij private.

Komuna nuk e kishte pyetur atë para se ta realizonte këtë projekt.