Kosovë

Komuna e Prizrenit kritikohet nga opozita për politizim të arsimit

 

Anëtarët e Kuvendit të Prizrenit nga radhët e opozitës kanë vlerësuar se përzgjedhja e fundit e drejtorëve të shkollave është bërë bazuar në kriteret e përkatësisë partiake. Por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Monitoruesit e pavarur thonë se ka hapësirë për përmirësime të mëtejme të procesit

Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në shtatë shkolla të Komunës së Prizrenit po kontestohet nga opozitarët, të cilët po konsiderojnë se këto pozita po rezervohen për kandidatët që kanë afërsi me partitë në pushtet.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga udhëheqja e Drejtorisë së Arsimit me bindjen se procesi ka qenë transparent dhe pa tendenca për politizim.