Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq ka arritur marrëveshje me partinë në pushtet në këtë komunë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur. Nuk dihen detajet e marrëveshjes. Zyrtarë të AAK-së kanë thënë se tash për tash vetëm janë pajtuar për bashkëqeverisje.
Këshilltari i vetëm i kësaj partie në Obiliq, Xhelal Krasniqi, ka thënë për KOHËN se për çështje tjera do të merren vesh në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç e kemi bërë me dije edhe në një deklaratë për opinionin e gjerë në Obiliq, pra rrjete sociale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Obiliq, pas bisedimeve në nivel kryetarë degësh, AAK-ja dhe LDK-ja janë dakorduar për një bashkëpunim në mes të këtyre dy subjekteve politike, pra një koalicion gjithëpërfshirës. Për momentin, mund të themi që është bërë një ujdi për bashkëpunim – qeverisje, për modalitetet është mbetur që të harmonizohen në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Zgjedhjet në Komunën e Obiliqit i ka fituar Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, por më pas kjo iniciativë e ka shuar aktivitetin e saj, pasi të gjithë strukturat e saj kanë kaluar në LDK. Në mars të këtij viti Gashi është zgjedhur edhe kryetari i Degës së LDK-së në Obiliq.
Para këtyre zgjedhjeve, Gashi ishte pjesë e AAK-së.