Kosovë

Mbetet pa ujë të pijshëm Burgu i Sigurisë së Lartë në Podujevë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve teknike, është ndërprerë furnizimi me ujë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Punimet sipas njoftimit po realizohen për eliminimin e humbjeve të ujit në pusetën prej nga furnizohet ky burg.