Kosovë

Banorët e lagjes “Gëzim Salihu” në Ferizaj bllokojnë punimet e një objekti banesor

 

Banorë të lagjes “Gëzim Salihu” në qytetin e Ferizajt kanë protestuar kundër ndërtimit të një objekti banesor afër shtëpive të banimit, pasi konsiderojnë se ngritja e tij është në kundërshtim me kriteret ligjore.

Për këtë objekt javë më parë edhe Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masë të përkohshme, mirëpo, sipas banorëve, ndërtuesi ka shpërfillur vendimet e institucioneve.