Kompania e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon rezervuarin te Pishat në Shtime, ka probleme për furnizim me ujë të qytetit dhe vendbanimet e tjera që furnizohen nga ky rezervuar.
KUR “Prishtina” shpreson që sa më shpejtë ta sanojë problemin.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon Rezervuarin te Pishat kemi probleme serioze për të furnizuar me ujë qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar. Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që, në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet”, thuhet në njoftim.