Kosovë

Hungaria bëhet shteti i parë i BE-së që vendos mision konsullor në Prizren

 

Hungaria ka hapur të mërkurën konsullatë nderi në Prizren. Gjatë hapjes solemne të këtij misioni, zyrtarë hungarezë dhe ata të Kosovës shprehën pritjen që kjo konsullatë nderi t’i shërbejë avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Konsulli i nderit, Irfan Daullxhiu, foli mbi synimet që do t’i ketë gjatë drejtimit të misionit.