Kosovë

Gjini rizgjidhet në krye të degës së AAK-së në Gjakovë

aak, zgjedhjet, gjakova, lajme
 

Ardian Gjini është rizgjedhur në krye të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në Gjakovë. Dega e kësaj partie mbajti të enjten, Kuvendin e 9-të zgjedhor, ku u  konfirmua si kryetar Gjini si dhe u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm.

Gjini aktualisht është edhe nënkryetar i parë i partisë, ndërsa riktheu Aleancën në pushtet në Gjakovë kur fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2017 si dhe triumfoi edhe në lokalet e vitit të kaluar duke marrë mandatin e dytë.