Arbëri

Gjobitet me 1,000 euro furra në Gjilan, pesha e bukës më e vogël sesa që deklarohej

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka gjobitur me 1,000 euro një furrë buke, pasi pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.

Sipas njoftimit të komunës, buka e cila shitej për 500 gramë, peshonte 70-80 gramë më pak.

“Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin. Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Image