Kosovë

"Buka në furrat e Malishevës brenda standardeve", thotë Inspektorati

Foto: Pamje nga inspektimi i furrave në Malishevë
 

Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot kanë bërë inspektim të përgjithshëm të furrave të bukës, ka njoftuar Zyra për Informim Publik (ZIP) e Komunës së Malishevës.

Inspektorët sipas njoftimit janë interesuar për peshën e bukës, përdorimin e aditivit, higjienën, si dhe zbatimin e masave anti-COVID, përfshirë edhe vaksinimin e punëtoreve.