Edhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka kaluar në mësim online pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 11 mësimdhënës e një nxënës.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, derisa online po mbajnë mësim edhe shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta “Yll Morina”, “Mazllum Këpuska” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”.
Janë edhe disa shkolla të tjera në të cilat mësimi online organizohet pjesërisht, paralele të ndryshme kanë kaluar në mësim online, ndërsa shumica e mbajnë mësimin me prani fizike.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjakovë, 5 shkolla online, 295 nxënës dhe 96 mësimdhënës të infektuar me COVID-19
-
193 nxënës me COVID-19 në Gjakovë, katër shkolla me mësim online
-
10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë
-
Gjimnazi “Hajdar Dushi” i kthehet mësimit me prani fizike
-
Gjimnazi “Hajdar Dushi”, e vetmja shkollë në Gjakovë ku po mbahet mësimi online