Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe “Kadri Kusari” në Gjakovë kalon në mësim online

Edhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka kaluar në mësim online pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 11 mësimdhënës e një nxënës.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, derisa online po mbajnë mësim edhe shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta “Yll Morina”, “Mazllum Këpuska” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë edhe disa shkolla të tjera në të cilat mësimi online organizohet pjesërisht, paralele të ndryshme kanë kaluar në mësim online, ndërsa shumica e mbajnë mësimin me prani fizike.