Ka mbetur vetëm një shkollë në Gjakovë ku po mbahet mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar për KOHËN shefi i sektorit të Arsimit në DKA-në e Gjakovës, Zymber Berisha.
SHMLT "Nexhemdin Nixha" është kthyer sot në mësim me prani fizike dhe me mësim online sipas skenarit C ka mbetur vetëm Gjimnazi "Hajdar Dushi", e cila ka 42 paralele, ku janë 11 mësimdhënës dhe 49 nxënës të infektuar me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës sipas të dhënave të DKA-së së Gjakovës janë 50 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 dhe 223 nxënës. Në 6 prej shkollave të Komunës së Gjakovës mësimi po mbahet sipas skenarit B, disa paralele me prani fizike dhe disa të tjera në mësim online. Janë gjithësej 10 paralele nëpër këto shkolla të Gjakovës të cilat po mbajnë mësim sipas skenarit C.