Kosovë

Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë kalon në mësim online, disa të tjera pjesërisht

 

Gjendja nga infeksionet me COVID-19 nëpër shkollat e Komunës së Gjakovës është alarmante, thonë autoritetet arsimore dhe shëndetësore nga kjo komunë. Zymber Berisha nga Drejtoria Komunale për Arsim ka njoftuar për KOHËN se sot shkolla "Yll Morina" ka kaluar në mësim online. Kjo për arsye se 23 nxënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Përveç kësaj shkolle, në mësim online kanë shkuar edhe disa paralele të tri shkollave tjera në këtë qytet. Ndërkaq një paralele në fshatin Dujakë dhe nga dy paralele në shkollat e qytetit "Mazllum Këpuska" dhe "Zekeria Rexha" janë duke mbajtur mësim online për shkak të rasteve pozitive me COVID-19.