Kosovë

Gjashtë familje në nevojë strehohen në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se gjashtë familje në nevojë, të mërkurën janë strehuar në Lagjen e Dëshmorëve.

Sipas Bulliqit, këtyre gjashtë familjeve përfituese me gjendje të rëndë sociale i janë dhuruar çelësat e shtëpive në vazhdën e projekteve për strehimin e familjeve skamnore.