Arbëri

Latifi emëron ekzekutivin qeverisës

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka emëruar ekzekutivin e Komunës, për mandatin qeverisës katërvjeçar, 2022-2026.

Fatmir Iska është riemëruar nënkryetar i Komunës, Ali Morina shef i kabinetit të kryetarit, Besnik Hoti drejtor në Drejtorinë për Administratë, Berat Duraku drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Afrim Dina drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Nora Boshnjaku drejtoreshë e Punëve Inspektuese, Saranda Sallteku drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Avni Morina drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit e Afrim Limani në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Tutje, sipas njoftimit të Komunës, Albnor Mullaabazi është emëruar në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Erhan Morina drejtor për Ekonomi, Zhvillim e Turizëm, Afrim Oruqi në Drejtorinë për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Komuna njofton se nuk e kanë emëruar drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.