Kosovë

Rreth 60 familje në Brod të Shtërpcës të rrezikuar nga shtyllat elektrike

 

Prej disa javësh rreth 60 familje në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës po ankohen se disa shtylla elektrike po ua rrezikojnë jetën banorëve. Sipas banorëve në këtë fshat kohë më parë janë vendosur shtylla të betonit, por ata ankohen se punimet nuk janë realizuar sipas standardeve.

Milaim Rrahmani, banor i lagjes “Elezaj” në fshatin Brod, ka thënë se më të rrezikuar janë fëmijët derisa shtyllat elektrike po lëvizin sa herë që ka erëra apo të reshura të borës. Ai ka deklaruar se disa herë është ankuar në KEDS për t’i rregulluar shtyllat, por deri më tash nuk kanë dalë në terren për t’i rregulluar shtyllat.