Kosovë

Në Prizren reduktimet e rrymës nga dy deri në tetë orë

 

Nga dy e deri në tetë orë po zgjasin reduktimet e energjisë elektrike në Komunën e Prizrenit.

Qytetarët shprehen të mllefosur që po përballen me një gjendje të tillë, të cilën e cilësojnë të njëjtë sikur kohën e pasluftës kur vendi është përballur me reduktime të shumta të energjisë elektrike.