Arbëri

Një pjesë e Pejës sot mbetet pa energji elektrike për një orë

Descriptive Text

Një pjesë e qytetit të Pejës sot do të mbetet pa energji elektrike nga ora 12 deri në orën 13.

Kjo pasi, sipas njoftimit të KOSST-it duhet të bëhet intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV L 115 (LP 126/5)që lidhë NS 110/10 Peja 2 me NS Peja 1.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot nga ora 12:00 deri në orën 13:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV L 113 (LP 126/2) që lidhë NS 110/10 kV Peja 2 me NS 110/10(20) kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të evituar një lidhje të shkurtër që është paraqitur në largpërçuesin L115 (LP 126/5), pasi që këto dy linja kalojnë në shtylla të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.