Arbëri

Bishtazhini me pamje mahnitëse për festat e fundvitit

Fshati Bishtazhin i komunës së Gjakovës edhe këtë vit ka marrë pamjen mahnitëse të fundvitit.

Banorët prej disa vitesh e kanë kthyer këtë fshat në pikë tërheqëse edhe për qytetarët nga qytete të tjera.

E pamjen e bukur po ia jep kisha e Zonjës Rruzare, e cila si çdo vit edhe këtë herë është ndriçuar me dritat e shumta dhe stolisur me zbukurime.

Bishtazhin nuk është i vetmi fshati në Gjakovë që del me një pamje të tillë në prag të festave të fundvitit. Pjetërshani është po ashtu një fshat i cili secilin vit përmendet për zbukurimin unik.

Një lexues i KOHËS ka dërguar pamje nga fshati Bizhtazhin:

{gallery}