Fermerët e Rahovecit do të marrin dëmshpërblim nga Qeveria për dëmet nga fatkeqësitë natyrore, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Komuna e Rahovecit sipas njoftimit, sot e ka pranuar listën përfundimtare për kompensim nga e cila listë janë përfitues 302 fermerë të kësaj komune të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës, janar-shtator 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera totale e dëmeve të përllogaritura, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për vlerësim nga ana e komisionit të Ministrisë së Bujqësisë, për komunën e Rahovecit është 626,067.06€.
Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga kjo shumë do të kompensohen 36 për qind dhe bazuar në këtë fermerët e Rahovecit do të përfitojnë 225,384.14€.
Latifi ka thënë se deri te kompensimi ka ardhur pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e Komunës së Rahovecit dhe falë punës nga stafi i DBPZHR-së, në koordinim të plotë me komisionin për vlerësim nga Ministria e Bujqësisë.
