Arbëri

Komuna e Lipjanit mbetet pa internet

Descriptive Text

Që nga mëngjesi Komuna e Lipjanit po përballet me mungesë të rrjetit të internetit si pasojë e dëmtimit të kabllove gjatë punimeve në ndërtimin e hekurudhës.

Komuna ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime të ofiqarisë mund t’i marrin në zyrat e vendit në fshatrat Janjevë, Magure, Kraishtë dhe Shalë.

“Për shkak të punimeve në hekurudhë është dëmtuar fibri optik i segmentit Ferizaj-Lipjan dhe si pasojë kemi mungesë të rrjetit të internetit gjë që ndikon në mungesën e shërbimeve elektronike të ofruara nga Komuna”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, pasi të sanohet ky problem nga Posta dhe Telekomi do të rikthehen shërbimet dhe do të njoftohen qytetarët me kohë.