Arbëri

Rrëshqitje dheu në Restelicë, rrezik për banorët

Descriptive Text

Deputeti Adem Hoxha ka alarmuar për rrezikun që u paraqitet banorëve në fshatin Restelicë të Dragashit për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Përmes një njoftimi të plasuar të hënën mbrëma nga llogaria e Partisë së Bashkuar Gorane dhe të firmosur nga deputeti Hoxha, thuhet se disa shtëpi tashmë janë bllokuar.

“Rrezik në Restelicë: Nevojitet ndërhyrje urgjente nga shërbimet kompetente. Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka thënë Hoxha, lideri i Partisë së Bashkuar Gorane.