Kosovë

Familjet e personave me aftësi të kufizuara ankohen për ndërprerjen e socialit

 

Disa familje në Ferizaj që kanë persona të rritur me aftësi të kufizuara po përballen me kushte të rënda ekonomike. Atyre së fundi u është ndërprerë edhe ndihma sociale me arsyetim se personat me aftësi të kufizuara e gëzojnë një pension invalidor në vlerë prej 150 eurosh.

Dhjetëra persona të rritur me aftësi të kufizuara në Ferizaj po vazhdojnë të ankohen se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale disa muaj më parë ua ka ndërprerë ndihmën sociale familjarëve dhe fëmijëve të tyre. 

Thonë se kërkesat për ndihmë sociale po refuzohen nga institucionet lokale e qendrore me arsyetimin se e gëzojnë një të drejtë të pensionimit invalidor si persona “paraplegjikë dhe tetraplegjikë”.